Pak i buzëqeshur e kokëulur, vallë çfarë po mendon kryeministri Kurti? - NACIONALE

Pak i buzëqeshur e kokëulur, vallë çfarë po mendon kryeministri Kurti?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pak çaste meditimi nga ana e z.Albin Kurti. E për ta përjetësuar këtë ngjarje monumentale, aty ishte fotografi i gazetës Nacionale, Valdrin Xhemaj.

Në fotografinë e Nacionale, Kurti shihet i “përhumbur” në mendime. Pak i buzëqeshur, e me sytë drejtuar tokës. Nuk dihet nëse kishte diçka në tepihun e kuq që i ka tërhekur vëmendjen Kurtit, gjersa po e priste z.Boris Pahor, president i Sllovenisë.

Për më shumë, nuk dihet në fakt se çfarë po mendonte Kurti, në këto momente, teksa kishte një buzëqeshur të akullt.

Sidoqoftë, ajo çfarë vërehët janë flokët e thinjura të Kurtit, që i janë shtuar shumë që nga ardhja në pushtet. Epo të drejtosh Kosovën nuk është aspak lehtë.

Lajme të ngjashme