Pahor: Samiti Brdo-Brioni më 12 shtator me pjesëmarrjen e liderëve rajonalë - NACIONALE

Pahor: Samiti Brdo-Brioni më 12 shtator me pjesëmarrjen e liderëve rajonalë

1 vit më parë

nga Lirim Krasniqi

Kryeministri slloven Borut Pahor njoftoi se samiti Brdo-Brioni, një nismë e bashkëpunimit rajonal, do të mbahet më 12 shtator në Brdo afër Kranjës me pjesëmarrjen e liderëve rajonalë.

Siç njoftoi kabineti i Pahor, samiti do të jetë një mundësi për të rishikuar situatën aktuale në rajon dhe për t'u bërë thirrje anëtarëve dhe institucioneve të BE-së që të përshpejtojnë procesin e zgjerimit.

Në mesin e pjesëmarrësve, siç njoftuan nga Lubjana, do të jenë, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ai i Kroacisë, Zoran Milanoviç, i cili është edhe bashkëkryetar i nismës, presidenca e BeH e përbërë nga Zheljko Komshiq, Milorad Dodik dhe Shefik Xhaferovic, presidentët e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, Milo Gjukanoviq dhe Stevo Pendarovski.

Nisma e procesit Brdo-Brioni u krijua në vitin 2010, kur kryeministrat e atëhershëm të Sllovenisë dhe Kroacisë, Borut Pahor dhe Jadranka Kosor, pasi nënshkruan një marrëveshje arbitrazhi midis dy vendeve, donin të frymëzonin liderët e Ballkanit Perëndimor me shembull dhe inkurajim që të zgjidhin çështjet dypalëshe dhe të përparojnë më shpejt në rrugën e integrimit evropian.

Për më shumë se një dekadë, nisma Brdo-Brioni është vendosur si iniciativa më e rëndësishme politike e këtij lloji në Evropën Juglindore dhe më vonë prej saj doli procesi i Berlinit, sipas njoftimit të Presidentit të Sllovenisë. /Nacionale/

Lajme të ngjashme