Pagat e mësimdhënësve, Kusari-Lila: Do të ketë një zgjidhje shpejt - NACIONALE

Pagat e mësimdhënësve, Kusari-Lila: Do të ketë një zgjidhje shpejt

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila është zotuar se shpejt do të gjendet një zgjidhje për çështjen e pagave të mësimdhënësve.

Pas mbledhjes së Kryesisës së Kuvendit, ajo ka deklaruar se ka dallim ndërmjet administratës nëpër komuna e mësuesve.

Kusari-Lila sidoqoftë ka theksuar se qeveria do të veprojë në përputhje me ligjin por edhe aspektet sociale.

“Te mësimdhënësit ka qenë fakt i ditur se nuk ka pasur mësim. Do të jetë zgjidhje e shpejtë, dhe thërras gjithë të kufizohen në dhënien e një orientimi politik të këtij problem. Problemi është social dhe ligjor. Një kundërthënie ndërmjet ligjeve që janë të aplikueshme në Kosovë. Dhe Qeveria e Kuvendit duhet të sigurohet se i zbatojnë ligjet. Por duke mos i ikur as pjesës morale”, ka thënë Kusari-Lila.

Lajme të ngjashme