Pacolli për skijim në alpet italiane: Kësaj radhe duhet të kënaqemi me borë artificale - NACIONALE

Pacolli për skijim në alpet italiane: Kësaj radhe duhet të kënaqemi me borë artificale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, duket se është nisur për në pushime.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se “janë në kërkim të borës për skijim”.

Siç ka bërë të ditur vetë ai, është duke udhëtuar për në Dolomites, rajon turistik ky në Itali.

“Në kërkim të pak borë… Sot dita e dytë e vitit me temperatura pranverore. U nisem për diku në Dolomites për të kërkuar pak borë për skijim.” – ka shkruar ai.

Në fund, ai ka thënë: “Por më duket që kësaj radhe duhet të knaqemi me borë artificiale!”

Lajme të ngjashme