Pacolli thotë se tre kosovarë kanë vdekur pasi ranë me veturë në lumin Lepenc
Kryetari i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, ka thënë se një veturë me katër kosovarë ra në lumin Lepenc, ku sipas tij, tre nga ta kanë vdekur.
Këtë lajm të rëndë Pacolli e ka dhënë në Facebook.
“E përjetoi me dhimbje tragjedinë e familjes Pacolli, këtë mbrëmje në Maqedoni ku Naim, Merita dhe Ermal Pacolli, humben jetë. Zoti i mëshiroftë të ndjeret e Shkëlqimit i uroi shërim të shpejtë. Lutem për këtë familje!.” – ka shkruar Pacolli.
Ndërkohë, nuk ka ende informacion zyrtar nëse ky lajm i Pacollit është i vërtetë, pasi raportohet se trupat po kërkohen dhe nuk dihet nëse janë të vdekur apo të gjallë.
Shkrimi i tij: