Pacolli kritikon Komunën e Prishtinës për dëmtimin e rrugës që u financua nga fondacioni i tij
Deputeti Behgjet Pacolli ka kritikuar Komunën e Prishtinës për dëmtimin të rrugës “Minatori”, e cila është financuar nga Fonacioni “Behgjet Pacolli”.
Ai ka bërë me dije se kjo rrugë e rëndësishme për komunitetin është lënë në një gjendje katastrofike nga një kompani e kontraktuar nga Komuna e Prishtinës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ligjet kërkojnë që kompania në fjalë t`i sanojë dëmet e shkaktuara.
“Sot, shkatërrohet prona publike me paratë e shtetit! Një realitet i trishtueshëm. Rruga Minatori, e financuar nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”, është një rrugë e rëndësishme për komunitetin, por është lënë në gjendje katastrofike nga një kompani ( Ardi Shpk) e përfshirë nga Komuna e Pr para tre muajsh. Ligji kërkon që kjo kompani të rregullojë menjëherë dëmet, duke mos lejuar asnjë vonesë për restaurimin e pronës publike të rëndësishme për banorët e zonës.”, ka shkruar Pacolli.