Pacolli i LDK-së që u akuzua nga Rrustemi i VV-së se është “robot”, angazhon avokate; Faktet para propagandës - NACIONALE

Pacolli i LDK-së që u akuzua nga Rrustemi i VV-së se është “robot”, angazhon avokate; Faktet para propagandës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Egzon Pacolli, Sekretar i Përgjithshëm i Forumit Rinor të LDK-së, i cili ishte akuzuar nga deputeti i VV-së Adnan Rrustemi se është “fake profil”, tashmë ka angazhuar avokaten e tij, Bedrie Berisha-Rexhepi, për ta përpiluar padinë për shpifje ndaj deputetit.

Sa herë të shpifni; do të ju demantojmë nëpër gjykata! Ballë për ballë! Faktet para propagandës!” – ka shkruar ndër të tjera Pacolli.

E plotë:

Sot autorizova avokaten Bedrie Berisha Rexhepi për të nisur procedurat ligjore ndaj deputetit të Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, për shpifjet e tij ndaj meje; e të cilat për ta janë bërë të zakonshme.

Sa herë të shpifni; do të ju demantojmë nëpër gjykata!

Ballë për ballë!

Faktet para propagandës!

Lajme të ngjashme