Pacolli e VV-së: Edhe Franca ka obliguar gastronomët të ofrojnë ujë nga çezma
Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, përmes një statusi në Facebook, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për t’i obliguar lokalet e gastronomisë që tu ofrojnë klienteve ujë të pijshëm nga rubineti. Ajo ka thënë se këtë vendim e ka marrur edhe Franca në janar të këtij viti.
“Nga janari 2022 Franca ka obliguar me ligj të gjitha lokalet e gastronomisë të ofrojnë ujë nga çezma. Këtë për dy arsye qasje në ujë të pijes për të gjithë dhe më pak mbeturina nga uji i ambalazhuar”, ka shkruar Pacolli.