Pacolli e takon presidentin e Kenisë: Me shaka ma kërkoi shtetësinë e Kosovës, ndihet gjysmë-kosovar
Behgjet Pacolli, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së, ka takuar presidentin e Kenisë, Ëilliam Ruto në kuadër të një vizite të tij në kontinentin e Afrikës.
Z. Pacolli ka njoftuar se, sipas presidentit Ruto, shumë kosovarë po udhëtojnë për biznes në Kenia. Madje, Pacolli tregoi se çfarë i tha Ruto, i cili me shkaka, sipas Pacollit, u deklarua se është gjysmë-kosovar.
“I lumtur te degjoj qe pas pranimit zyrtar te pasaportes se Republikes se Kosoves shume kosovar po udhetojne per aktivitete biznesore atje.
Potenciali ekonomik qe ka Kenya dhe Afrika eshte i jashtezakonshem. Me shaka presidenti Ruto deklaroi para ministrave te tij se ndjehet gjysme kosovar dhe i takon shtetesia e Kosoves, si per te treguar simpatine per vendin tone.” – shkroi Pacolli.