Pacienti me çip në tru shihet duke luajtur shah në internet - NACIONALE

Pacienti me çip në tru shihet duke luajtur shah në internet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kompania e miliarderit Elon Musk, “Neuralink”, e ka shfaqur pacientin e saj të parë duke e lëvizur kursorin në një kompjuter duke e shfrytëzuar pajisjen që i është vendosur në tru.

Gjatë një transmetimit të drejtpërdrejtë 9-minutësh në rrjetin X, Noland Arbaugh u pa duke e përdorur kursorin për të luajtur shah në internet, raporton televizioni BBC.

Arbaugh kishte mbetur i paralizuar nga pjesa nën krahë pas një aksidenti, ndërsa çipi i ishte vendosur në janar.

Qëllimi i kompanisë është që ta lidhë trurin e njeriut me kompjuter për ta ndihmuar ballafaqimin me kushte komplekse neurologjike.

“Operacioni ishte super i lehtë” – tha Arbaugh gjatë prezantimit, duke shtuar se e kishte përdorur çipin për ta luajtur video-lojën “Civilization VI”. Sipas tij, kompania “Neuralink” ia dha “mundësinë për ta bërë këtë përsëri dhe luajti për tetë orë rresht”.

Megjithatë, pacienti tha se teknologjia e re nuk është e përkryer dhe se ata “janë futur në disa telashe”.

Pajisja është e madhe sa një monedhë metalike dhe vendoset në kafkë, ndërsa fijet mikroskopike të saj mund ta lexojnë aktivitetin e neuroneve dhe të kthejnë një sinjal pa tel në njësinë pranuese.

Lajme të ngjashme