Paçarizit i pëlqejnë 6 kushtet e Kurtit: E bëjnë Asociacionin më pak të rrezikshëm - NACIONALE

Paçarizit i pëlqejnë 6 kushtet e Kurtit: E bëjnë Asociacionin më pak të rrezikshëm

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori dhe analisti, Rrahman Paçarizi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar pas propozimit të gjashtë kushteve nga kryeministri Albin Kurti, në mënyre që të formohet Asociacioni i komunave më shumicë serbe.

Sipas Paçarizit, këto kushte e bëjnë Asociacionin më pak të rrezikshëm.

“Gjashtë kushtet e kryeministrit Kurti e bëjnë Asociacionin më pak të rrezikshëm. Ato pika janë të përfshira në Marreveshjen e vitit 2015, madje edhe kushtëzimi i zbatimit të Asociacionit me njohjen është te parimet e dialogut te Brukselit.’’- ka thënë Pacarizi.

Ai ka thënë se plani franko-gjerman, ka gjasa që të dërgoje Asocacionin në një autonomi për veriun.

“Plani franko-gjerman e rihap dialogun për Asociacionin me shume gjasë që të avancohet ne autonomi për veriun. Prandaj ka një kërkesë amerikane që përmes implementimit të marrëveshjes së vitit 2015 të shpëtohet çka mund të shpëtohet në këto rrethana.’’- ka shkruar Pacariz në Facebook.

Pacarizi po ashtu ka deklaruar se shpreson se Kurti këtë plan ia ka prezantuar me kohë partnerëve ndërkombëtarë.

Lajme të ngjashme