Paçarizi publikon analizën e tij me pesë pika për marrëveshjen e Ohrit
Profesori universitar, Rrahman Paçarizi, ka bërë një analizë të marrëveshjes së arritur me kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 18 mars në Ohër.
Ai ka thënë se marrëveshja duhet analizuar ftohtë dhe pa anime politike.
Pasi Paçarizi bëri një analizë të tillë erdhi në këtë përfundime të cilat mund t’i lexoni tutje.
Shkrimi i tij:
DAKORDIMI I OHRIT
Marreveshja e Ohrit do analizu ftohte, pa ngarkesa elektorale e anime politike - do pa si nje dakordim ndermjet Kosoves dhe Serbise. Nese analiza ndertohet mbi te tilla premisa, del se:
1. Insistimi i Kosoves per ta nenshkru marreveshjen shperfaq gatishmerine e Kosoves per normalizim raportesh;
2. Mosnenshkrimi nuk krijon obligime ligjore as per ratifikim ne Parlamentet perkatese as per verifikim te kushtutshmerise, pasi nuk krijohet situate juridike;
3. Dakordimi pa nenshkrim e ka vetem nje sigurese e ajo eshte se implementimi varet nga orientimi dhe vullneti i paleve ne raport me integrimet euroatlantike, pasi sanksioni i vetem i parapare per mosimplementim ka te beje me rrugen europiane te akeciles nga palet;
4. Per Kosoven eshte me rendesi qe neni 7 i dakordimit te Brukselit, ne Oher eshte fuzionu me marreveshjet paraprake (ate per asociacionin ne kete rast);
5. Me kete marreveshje Kosova nuk humb as fiton tash per tash dhe gjithcka varet nga fazat e metejshme te zberthimit te neneve dhe implementimit te tyre
Domethene, kerkohet koordinim, perfshirje ekspertesh dhe teper shume kujdes, pasi si e tille marreveshja eshte fushe e minuar
