Pa shije: Osmani pa e nisur mirë adresimin paragjykon studentët kanadezë të fakultetit juridik - NACIONALE

Pa shije: Osmani pa e nisur mirë adresimin paragjykon studentët kanadezë të fakultetit juridik

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në një, siç e ka quajtur Presidenca e Kosovës “ligjëratë” – ndonëse është thjesht një adresim – në një fakultet në Kanada, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e nisi për së mbrapshti me studentët të pranishëm në amfiteatër duke i paragjykuar se me fakultet merren veç nga e hëna në të premte.

E nisi me atë që “e di” që është e vështirë që ata të shtuneve “të dalin nga shtëpia dhe të shkojnë në fakultet” – ndonëse universitetet në Kanadë, sikurse shumëkund në botë, mbajnë mësime e kurse shtesë edhe gjatë vikendeve.

Jam me të vërtetë e kënaqur t’ju shoh, në veçanti pasi që është e shtune. Normalisht, është shumë e vështirë që studentët e juridikut t’i nxjerrësh jashtë shtëpive të tyre ose definitivisht t’i kthesh në fakultet në vikende”, ka thënë Osmani me të nisur fjalinë.

Lajme të ngjashme