Përzgjedhja e një pasuesi të Lajçakut është duke u zhvilluar, thotë BE - NACIONALE

Përzgjedhja e një pasuesi të Lajçakut është duke u zhvilluar, thotë BE

1 vit më parë

nga NACIONALE

Procesi për përzgjedhjen e një pasuesi të Miroslav Lajçakut si lehtësues në dialogun Kosovë-Serbi është aktualisht në zhvillim e sipër, tha zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Anitta Hipper, në konferencën ditore për media

“Mandati i Përfaqësuesit Special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, mbetet në fuqi deri në fund të janarit ndërsa përzgjedhja e një pasuesi është në bërje e sipër. Kështu që hollësi të tjera do të vinë”, tha ajo.

Ditëve të fundit ish-presidenti slloven, Borut Pahor, që ishte një ndër pretendentët më të mëdhenj për të pasuar Lajçakun u lajmërua se ka hequr dorë nga ky synim – për çka dha edhe një sërë arsyesh.

BE është e interesuar “për një diplomat...e jo një politikan”, tha Pahor.

Lajme të ngjashme