“Lulet”: Çka thoshte politikanja evropiane për ushtrinë digjitale të VV-së?
Përveç atyre në Kosovë, edhe politikanët ndërkombëtarë kishin dhënë deklarata për ushtrinë digjitale të Lëvizjes Vetëvendosje, pjesë e së cilës është edhe “Lule Gjeli”.
Para dy vitësh, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon kishte folur haptas duke thënë se “ushtria digjitale e VV-së kufizon lirinë e fjalës”.
“Faleminderit për këtë pjesë të rëndësishme. Në të vërtetë ushtria dixhitale e VV kufizon lirinë e fjalës”, ka shkruar ajo.
Ajo kishte shpërndarë një artikull ku thuhej: “Në Kosovë, ish-anëtarët e partisë në pushtet Vetëvendosje kanë konfirmuar gjithashtu ekzistencën e një ushtrie dixhitale që ka për detyrë të përhapë informacione, të rrisë praninë dixhitale dhe të synojë pikëpamjet e kundërta.”
Kohë më parë, ish-deputeti Florin Krasniqi kishte konfirmuar se në VV ekzistonte në zyrë që merrej veç me aktivitetin në rrjete sociale, ku sulmoheshin persona me bindje të ndryshme.