Oxhaku i Termokosit në mbështetje të fushatës ‘Tetori Rozë’ për luftimin e kancerit
Gjatë muajit tetor, ndryshe që njihet edhe si ‘Tetori Rozë’ janë shënuar një serë aktivitetesh për vetëdijesimin dhe parandalimin e kancerit të gjirit.
Së fundmi në disa objekte të Prishtinës janë ndriçuar më ngjyre rozë, e një ndër to është edhe objekti i ngrohtores Termokosi.
Përfaqësuesit e Termokosit kanë shkruar se të gjithë këtë ja dedikojnë ndërgjegjësimit për kancerin, që është fushatë e organizuar nga Drejtoria për Shëndetësi në Komunën e Prishtinës, e të cilët kanë mbështetur edhe NP “Termokos” duke bërë ndriçimin e oxhakut me ngjyrën rozë.
“Ndërgjegjësimi për rrezikun nga kjo sëmundje, jetesa e shëndetshme, kontrollat e rregullta, diagnostikimi hershëm, janë garanci për shpëtimin e jetës së bashkëqytetarëve tanë. NP “Termokos” bashkëndjen me të gjithë të prekurit nga kanceri dhe mbështetë fuqimisht gjithë angazhimet për luftimin e kësaj sëmundje. Ju nuk jeni vetëm, ne jemi me Ju! Beteja juaj, është beteja jonë”, thuhet në njoftim.
Në kuadër të organizimit ‘Prishtina Rozë’, gjatë mbrëmjes të së shtunës me ngjyrë rozë janë ndriçuar edhe Pallati i Rinisë dhe Sahat Kulla në kryeqytet.


