OVL-UÇK përkrah propozimin e Haradinajt për Thaçin president: Interesi kombëtar mbi ndasitë partiake
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dalë në mbështetje të propozimit të Ramush Haradinajt që Hashim Thaçi, pas kthimit në Kosovë, të propozohet sërish për postin e presidentit të vendit.
Në një reagim, organizata e veteranëve ka vlerësuar se një nismë e tillë tejkalon interesat partiake dhe duhet të trajtohet si çështje me rëndësi politike, shtetërore dhe kombëtare.
Organizata konsideron se kthimi i tij në vend duhet të shoqërohet me një qasje institucionale, duke respektuar procedurat ligjore dhe kushtetuese.
OVL-UÇK ka lidhur propozimin edhe me situatën aktuale institucionale në vend, duke vlerësuar se Kosova ka nevojë për stabilitet, funksionim të institucioneve dhe një frymë më të madhe bashkëpunimi politik.