OVL-UÇK mbanë mbledhjen e kryesisë, marrin pjesë edhe Gucati e Haradinaj
Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë.
Në fotografinë që ka postuar ushtruese i detyrës së kryetari të kësaj organizate, Faton Klinaku, shihet se në këtë mbledhja kanë marrë pjese edhe Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
“Mbledhja e Kryesisë së OVL UÇK-së”, ka shkruar Klinaku në profilin e tij në “Facebook”.
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj, para pak kohe janë liruar nga Gjykata Speciale.
Ata kanë qenë të dënuar nga kjo gjykatë për pengim të drejtësisë.