OVL-UÇK përkrah propozimin e Haradinajt për Thaçin president: Interesi kombëtar mbi ndasitë partiake - NACIONALE

OVL-UÇK përkrah propozimin e Haradinajt për Thaçin president: Interesi kombëtar mbi ndasitë partiake

3 orë më parë

nga NACIONALE

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dalë në mbështetje të propozimit të Ramush Haradinajt që Hashim Thaçi, pas kthimit në Kosovë, të propozohet sërish për postin e presidentit të vendit.

Në një reagim, organizata e veteranëve ka vlerësuar se një nismë e tillë tejkalon interesat partiake dhe duhet të trajtohet si çështje me rëndësi politike, shtetërore dhe kombëtare.

Organizata konsideron se kthimi i tij në vend duhet të shoqërohet me një qasje institucionale, duke respektuar procedurat ligjore dhe kushtetuese.

OVL-UÇK ka lidhur propozimin edhe me situatën aktuale institucionale në vend, duke vlerësuar se Kosova ka nevojë për stabilitet, funksionim të institucioneve dhe një frymë më të madhe bashkëpunimi politik.

Lajme të ngjashme