OVL e UÇK-së i nis letër Albulena Haxhiut: Siguroni mjetet financiare për mbrojtjen e të burgosurve në Hagë - NACIONALE

OVL e UÇK-së i nis letër Albulena Haxhiut: Siguroni mjetet financiare për mbrojtjen e të burgosurve në Hagë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i është drejtuar me një letër ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke kërkuar sigurimin urgjent të fondeve të nevojshme për mbrojtjen juridike të të burgosurve në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në këtë letër, organizata shpreh shqetësim të thellë për mungesën e mbështetjes financiare institucionale që do të mundësonte mbulimin e shpenzimeve për avokatët dhe mbrojtjen adekuate të të akuzuarve.

“Proceset gjyqësore që po zhvillohen në Hagë kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së nuk prekin vetëm individët, por prekin edhe historinë e luftës sonë çlirimtare. Një mbrojtje profesionale dhe e denjë është jo vetëm kërkesë themelore e drejtësisë, por edhe një obligim moral dhe institucional i Republikës së Kosovës” – thuhet në letër.

Organizata e Veteranëve ka përfshirë edhe kërkesa të tjera që, sipas tyre, duhet të merren parasysh për të garantuar një trajtim të drejtë dhe për të ruajtur dinjitetin e atyre që u përfshinë në luftën çlirimtare.

Lajme të ngjashme