Outsiders mposhtin Heroic në finale të Majorit, arkëtojnë 500 mijë dollarë - NACIONALE

Outsiders mposhtin Heroic në finale të Majorit, arkëtojnë 500 mijë dollarë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ekipi rus Outsiders ka fituar turneun më të madh në botë, atë të IEM Rio Major 2022, duke mposhtur në finale Heroic.

Outsiders shënuan fitore mjaftë bindëse duke i mposhtur Heroic në dy mape që të shpallën kampion në fuqi dhe njëkohësisht të fitojnë çmimin e madh prej 500 mijë eurove.

Fillimisht, në "De_Mirage", Outsiders triumfuan me rezultat 16:12, derisa kur pritej që Heroic të riktheheshin në mapin që e caktuan, atë të "De_Overpass", një gjë e tillë nuk ndodhi,

Outsiders dominuan edhe më bindshëm duke fituar në fund me rezultat 16:5.

Kujtojmë, në këtë turne mori pjesë edhe ekipi kosovar Bad Neës Eagles, që arritën deri në "Legends Stage", duke eliminuar edhe ekipin më të fortë në botë, FaZe, por pastaj pësuan humbje nga NaVi.

Në anën tjetër, Heroic si pozitë e dytë fituan 170 mijë dollarë.

Lajme të ngjashme