Osmani jepet si shembull për t'u ndjekur nga zyrtarë amerikanë pasi kërkoi heqjen e tarifës ndaj mallrave me origjinë nga ShBA
Ka vazhduar të depërtojë edhe më tej si shembull pr t'u ndjekur nga zyrtarë të lartë amerikanë kërkesa e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, për heqjen e tarifës 10% ndaj mallrave me origjinë nga SHBA.
Abraham George, Kryesuesi i Partisë Republikane në Teksas, e lartësoi veprimin e Osmanit.
"Për një kohë të gjatë, SHBA-ja është marrë si e mirëqenë. Tarifat funksionojnë—ato dëshmojn forcë. Por kthimi i tarifave të shpallura për kombet që dëshirojnë të punojnë me ne do të përforcojë se këto janë masa të vërteta reciproke", shkroi ai në "X.
