Osmani uron Ukrainën për Ditën e Pavarësisë: Kosova qëndron fort përkrah jush - NACIONALE

Osmani uron Ukrainën për Ditën e Pavarësisë: Kosova qëndron fort përkrah jush

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar homologun e saj ukrainas, Volodymyr Zelenskyn dhe popullin e tij të guximshëm, për Ditën e Pavarësisë.

“Urimet tona të përzemërta për presidentin Zelensky dhe popullin e guximshëm të Ukrainës për Ditën e Pavarësisë”, ka shkruar Osmani.

Osmani shtoi se Kosova qëndron fort me Ukrainën në luftën e saj heroike për liri.

“Ne mbetemi të përkushtuar për të forcuar miqësinë tonë dhe për të mbështetur rrugën tuaj drejt rimëkëmbjes, drejtësisë dhe paqes së qëndrueshme”, përfundoi Osmani.

Lajme të ngjashme