Osmani uron Presidentin e ri të Panamasë: Pres të punoj me ju për të forcuar më tej lidhjet mes vendeve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dërguar urime për Jose Raúl Mulino për zgjedhjen e tij si president i Panamasë.
Përmes një postimi në X, Osmani ka uruar për të krijimin e marrëdhënie më të forta midis dy vendeve.
“Urime, President i zgjedhur i Panamasë @JoseRaulMulino, në fitoren tuaj elektorale! Ju uroj suksese ndërsa merrni përsipër këtë detyrë të rëndësishme të udhëheqjes së vendit tuaj dhe pres të punoj me ju për të forcuar më tej lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Panamasë”, ka shkruar Osmani në “X”.
Congratulations, President-elect of Panama @JoseRaulMulino, on your electoral victory!
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 6, 2024
I wish you success as you take on this important duty of leading your country, and I look forward to working with you to further strengthen the ties between Kosovo and Panama. 🇽🇰 🇵🇦