Osmani uron Pashkët Ortodokse: Janë festë e ringjalljes dhe shpresës - NACIONALE

Osmani uron Pashkët Ortodokse: Janë festë e ringjalljes dhe shpresës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë për Pashkë.

Osmani tha se festat si kjo janë manifestim i vlerave të përbashkëta njerëzore.

Në komunikatën e Presidencës u tha se Pashkët janë festë e ringjalljes, ringritjes dhe e shpresës.

“Sot besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët. Në këtë ditë, uroj që paqja dhe respekti të mbretërojë në secilën familje! Pashkët janë festë e ringjalljes, ringritjes dhe shpresës dhe mundësi për ta ndarë gëzimin e shpresën me të gjithë. Festat si kjo janë manifestim i vlerave të përbashkëta njerëzore, humanizmit e solidaritetit, të cilat ngjallin shpresë për të ardhmen! Le të dëshmohet në këtë festë shpirti ynë solidar dhe ta vazhdojmë traditën e çmuar të kremtimit të festave në frymën e mirëkuptimit, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë”, thuhet në komunikatë.

Lajme të ngjashme