Osmani udhëton në ShBA, përfaqëson Kosovën në Këshillin e Sigurimit - NACIONALE

Osmani udhëton në ShBA, përfaqëson Kosovën në Këshillin e Sigurimit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar në Shtetet e Bashkuara për të përfaqësuar vendin në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në një seancë të planifikuar për të hënën në New York.

Në fokus të udhëtimit të saj diplomatik do të jenë diskutimet mbi progresin e Kosovës për zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën.

Përveç pjesëmarrjes në seancën e Këshillit të Sigurimit, Presidentja Osmani do të ketë edhe takime të veçanta me përfaqësues të shteteve miqësore për të diskutuar çështjet e interesit të përbashkët dhe për të kërkuar mbështetje për agjendën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Takimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën do të mbahet të hënën në orën 16:00, ora lokale e Kosovës.

Lajme të ngjashme