Osmani thotë se Kosova është “model në rajon” për luftimin e terrorizmit, dhe ka “sistem të paralajmërimit të hershëm” - NACIONALE

Osmani thotë se Kosova është “model në rajon” për luftimin e terrorizmit, dhe ka “sistem të paralajmërimit të hershëm”

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Nju Jork gjatë Javës së Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka marrë pjesë në takimin e radhës të Fondit Global për Angazhim dhe Qëndrueshmëri të Komunitetit (GCERF), me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul.

Në këtë forum, Kosova ka qenë vend partner që nga viti 2017. Presidentja Osmani ka riafirmuar përkushtimin e palëkundur të vendit për të luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm.

“Nga ndërtimi i sistemeve të paralajmërimit të hershëm, deri te përballja me radikalizimin online, Kosova është shndërruar në një model për rajonin – duke treguar se përmes bashkëpunimit, qëndrueshmërisë dhe vlerave të përbashkëta, edhe sfidat më të mëdha globale mund të tejkalohen,” ka deklaruar Osmani.

Lajme të ngjashme