Osmani thirrje për qytetarët në Kosovë e mërgatë: REGJISTROHUNI! - NACIONALE

Osmani thirrje për qytetarët në Kosovë e mërgatë: REGJISTROHUNI!

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Edhe pak ditë kanë mbetur deri te përfundimi i afatit për regjistrim të popullësisë.

Me këtë rast, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u ka bërë thirrje qytetarëve në Kosovë e mërgatë të regjistrohen.

Ajo ka shkruar në rrjete sociale.

“Investimet në infrastrukturë, shëndetësi, arsim e shumë fusha të tjera të rëndësishme do të përcaktohen nga të dhënat që mblidhen nga procesi i regjistrimit. Regjistrohuni që të dëgjohet zëri juaj, të identifikohen nevojat e secilit dhe që çdo qytetar të përfaqësohet, pa dallim”, shkroi e Osmani në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook.

Lajme të ngjashme