Osmani tha se Erdogan mund ta bind Vuçiqin ta njohë Kosovën, reagon Krasniqi: Mjerim i mendimit politik - NACIONALE

Osmani tha se Erdogan mund ta bind Vuçiqin ta njohë Kosovën, reagon Krasniqi: Mjerim i mendimit politik

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja Vjosa Osmani duke folur për televizionin publik turk ka thënë se presidenti turk Erdogan mund ta bind Vuçiqin ta njohë Kosovën.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar profesori universitar, Milazim Krasniqi i cili mendon se presidentja duhet duhet ta demantojë të saktësoj këtë deklaratë.

Sipas Krasniqit, nëse deklarata është e tillë, ky është “mjerim i mendimit politik”.

Statusi i plotë:

“Osmani: Erdogani mund ta bindë Vuçiqin ta njohë Kosovën” (Nacionale, 9 tetor 2022) Koment: Nëse citimi nuk është i saktë, presidentja Vjosa Osmani duhet ta demantojë e ta saktësojë çka ka thënë. Nëse ka thënë kështu, ky është mjerimi i mendimit politik të saj. Si është e mundshme të shprehë mendim kaq naiv, kaq joserioz?! Qëndrimi serb për Kosovën nuk varet nga një individ, cilidoqoftë ai. Çështja e Kosoves ndër serbë është çështje religjioze-ortodoksia, ideologjike-pansllavizmi, historike- antiotomanizmi/antiturqizmi, gjeopolitike-antiamerikanizmi dhe antiNATO, ultranaziste- si urrejtje instiktive kundër shqiptarëve.

Lajme të ngjashme