Osmani takon Presidentin Trump në Vatikan: Jemi të përkushtuar që ta forcojmë aleancën tonë - NACIONALE

Osmani takon Presidentin Trump në Vatikan: Jemi të përkushtuar që ta forcojmë aleancën tonë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjatë ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut në Vatikan, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ish-presidentin amerikan, Donald Trump.

Në një postim në rrjetin social “X”, presidentja Osmani ndau kënaqësinë pas takimit, ndërsa tha se i përcjelli “dashurinë dhe mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për Amerikën.”

Postimi i Osmanit:

“Shtetet e Bashkuara mbeten aleati më i vendosur dhe më i rëndësishëm i Kosovës. Është gjithmonë kënaqësi të takohem me Presidentin Donald Trump dhe t’i përcjell dashurinë dhe mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për Amerikën. Jemi të përkushtuar që ta forcojmë aleancën tonë më shumë se kurrë më parë!

Po ashtu, pata kënaqësinë t’i uroja Zonjes së Parë MELANIA TRUMP ditëlindjen dhe ta vlerësoj për punën e shkëlqyer që po bën përmes nismave të dedikuara për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve.”

Lajme të ngjashme