Osmani takon Pendarovskin, flasin edhe për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut
Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka takuar sot presidentin e Maqedonisë së Veriut, i cili po qëndron për vizitë në Prishtinë.
Në një komunikatë në Facebook, Presidenca e Kosovës ka njoftuar edhe për ato se çfarë dy presidentët kanë folur në takim.
“Në takim me homologun e saj, Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin për vazhdimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme me Maqedoninë e Veriut.
Shqiptarët në Maqedonisë së Veriut, sipas Presidentes Osmani janë urë lidhëse ndërmjet të dy shteteve dhe shtyllë e stabilitetit, por edhe e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.” – shkruhet në komunikatë.