Osmani takon Papa Françeskun: E nderuar të dekretoj hapjen e Misionit Special në Selinë e Shenjtë - NACIONALE

Osmani takon Papa Françeskun: E nderuar të dekretoj hapjen e Misionit Special në Selinë e Shenjtë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot në Vatikan Papa Françeskun.

Ajo ka bërë me dije se ndihet e nderuar që ka dekretuar zyrtarisht hapjen e Misionit Special të Kosovës në Selinë e Shenjtë.

Në llogarinë e saj në “X”, ajo ka shkrua se kjo është bërë e mundur pas dy vjetësh përpjekjesh intensive.

“E nderuar të dekretoj zyrtarisht hapjen e Misionit Special të Kosovës në Selinë e Shenjtë, pas dy vjetësh përpjekjesh intensive së bashku me lidershipin. Kjo është një e arritur e madhe për Kosovën dhe një kapitull i ri në marrëdhëniet Kosovë-Vatikan, për të cilat ne angazhohemi që të thellohen”, ka shkruar Osmani.

Lajme të ngjashme