Osmani takon ndihmës-sekretarin për Politikë dhe Siguri të NATO-s
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të martën Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm për Çështje Politike dhe Politikë të Sigurisë të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge.
Sipas njoftimit nga zyra e presidencës pas takimit nuk do të ketë deklarime për media.
Takimi i Osmanit me Rugen ndodh në kohën kur ndërkombëtarët po kundërshtojnë një plan të Qeverisë së Kosovës për hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë për qarkullim të veturave. Mbi këtë urë kanë qëndruar në vazhdimësi forcat e Misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR që ka vlerësuar se për të duhet të diskutohet në dialog.