Osmani takon disa fëmijë për festën e 1 Qershorit, mesin e tyre edhe djali i heroit Afrim Bunjaku - NACIONALE

Osmani takon disa fëmijë për festën e 1 Qershorit, mesin e tyre edhe djali i heroit Afrim Bunjaku

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takur disa fëmijë në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, ku në mesin e tyre është edhe djali i heroit Afrim Bunjaku.

Osmani përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se bashkë me fëmijët kanë bërë bashkëbisedime të ndryshme.

Para disa ditësh, në nder të 1 qershorit - Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kishim një bashkëbisedim ndryshe, pranë librave, me fëmijë të mbushur me kuriozitet, shpresë e emocion. Faleminderit librarisë Dukagjini për ftesën si dhe fëmijëve e mësueseve që ndamë së bashku këto momente kaq të bukura. Urime 1 qershori - Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.” – ka shkruar Osmani në Facebook.

Lajme të ngjashme