Osmani takon ambasadorin Michael Carpenter, diskutojnë për raportet Kosovë - ShBA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar Drejtorin e Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë, Michael Carpenter.
Ajo ka bërë me dije se diplomatin amerikan kanë diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se në takim kanë diskutuar edhe tejkalimin me sukses të sfidave të përbashkëta.
“Mirënjohëse për takimin e radhës me Ambasadorin Michael Carpenter, Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë, ku diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimit Kosovë-ShBA në tejkalimin me sukses të sfidave të përbashkëta”, ka shkruar presidentja Osmani.