Osmani takohet me mërgatën në Slloveni
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila është duke qëndruar në Slloveni, ka njoftuar se është takuar me mërgatën kosovare në këtë shtet.
“Takimi me mërgatën tonë, sjell gjithmonë emocione të veçanta. Gjatë vizitës në Slloveni zhvillova një bashkëbisedim të këndshëm me mërgatën tonë të çmuar, e cila është shpirti dhe zemra e Kosovës”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Osmani ka shkruar tutje se për Kosovën, mërgata është pasuri e angazhuar dhe mirë e integruar.
“Përtej kontributit financiar, mërgata po luan rol më rëndësi në zhvillimin e Kosovës, por edhe në ruajtjen e kulturës dhe identitetit tonë në vendet ku jetojnë”, ka shkruar ajo.