Osmani takohet me Lajçakun: Theksova se suksesi i dialogut është i lidhur me zbatimin e balancuar të marrëveshjes - NACIONALE

Osmani takohet me Lajçakun: Theksova se suksesi i dialogut është i lidhur me zbatimin e balancuar të marrëveshjes

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar në Nju Jork një takim me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për të trajtuar zhvillimet e fundit në procesin e dialogut.

Në njoftimin e saj në X, Osman, duke njoftuar për takimin me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, ka thënë se gjatë diskutimeve ka theksuar se vazhdimësia e dialogut është e lidhu me "zbatimin e balancuar dhe të plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit".

Postimi i Osmanit në X:

Në Nju Jork u takova me Miroslav Lajçak për të diskutuar zhvillimet e fundit në dialog. Theksova se suksesi i dialogun është i lidhur me zbatimin e balancuar dhe të plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, si dhe heqjen e masave të BE-së që po prekin qytetarët tanë.

Lajme të ngjashme