Osmani takohet me kryeministrin belg, e falënderon për mbështetje
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dje morri pjesë në Samitin e Liderëve të Komunitetit Politik Evropian, ku u takua me Kryeministrin belg, Alexander de Croo, të cilin e falënderoi për mbështetjen e tij të vazhdueshme.
“Diskutuam rëndësinë e integrimit euroatlantik të Kosovës, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe angazhimin tonë të përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin midis dy shteteve tona”, shkruan Osmani.