Osmani takohet me kryeministren e Guinesë Ekuatoriale - NACIONALE

Osmani takohet me kryeministren e Guinesë Ekuatoriale

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar kryeministren e Guinesë Ekuatoriale, Manuela Roka Botey, në San Salvador.

Në takim ku kanë diskutuar për thellimin e komunikimit dhe bashkëpunimit në mes të dy shteteve.

Osmani thotë tutje se është e përkushtuar që të punojë ngushtë me partnerë në mbarë botën në fusha të interesit të përbashkët.

“Në San Salvador, takova Kryeministren e Guinesë Ekuatoriale, Manuela Roka Botey, me të cilën diskutuam për thellimin e komunikimit dhe bashkëpunimit në mes të shteteve tona. Kosova është e përkushtuar që të punojë ngushtë me partnerë në mbarë botën në fusha të interesit të përbashkët.”, ka shkruar Osmani.

Lajme të ngjashme