Osmani takohet me ambasadorin italian, flasin për zhvillimet e fundit politike në vend - NACIONALE

Osmani takohet me ambasadorin italian, flasin për zhvillimet e fundit politike në vend

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini.

Në takim, raportohet se është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit politike në vend.

“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe për aspekte të ndryshme të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Italisë.

Presidentja Osmani theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve dhe shprehu mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në të gjitha fazat kyçe të shtetndërtimit dhe të forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme