Osmani takohet me ambasadorin gjerman: Hapja e urës të bëhet me koordinim thotë Presidentja
Presidentja e vendit është takuar me ambasadorin gjerman Jorn Rohde. Në njoftimin e presidencës thuhet se Osmani ka theksuar se hapja e urës së Ibrit duhet të bëhet me koordinim me partnerët.
E plotë:
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.
Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë çështjen e hapjes së urës së Ibrit.
Presidentja Osmani ka ripotencuar rëndësinë që plani i zbatimit për hapjen e urës të bëhet në konsultim e koordinim midis institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë, dhe se hapja e saj është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie.
Në takim u diskutua edhe për zhvillime që ndërlidhen me Procesin te Berlinit, me ç'rast, Presidentja Osmani përsëriti mbështetjen e saj të plotë për marrëveshjet e dalura nga ky proces.