Osmani takohet me ambasadoren e Greqisë, rithekson nevojën e heqjes së masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren Heleni Vakali.
Në njoftimin e Zyrës së Presidentës thuhet se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, procesin e dialogut Kosovë-Serbi si dhe për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Greqisë në sfera të interesit të ndërsjellë.
“Presidentja Osmani foli edhe për rëndësinë e antarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, i cili është në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim. Tutje, Osmani ritheksoi nevojën e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës, të cilat janë të padrejta dhe krijojnë mungesë ekuilibri në dialog.” – thuhet në njoftim.