Osmani: Shpresojmë që vendimi për viza të merret më së largu në muajin dhjetor - NACIONALE

Osmani: Shpresojmë që vendimi për viza të merret më së largu në muajin dhjetor

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret që vendimi i BE-së për liberalizim të vizave për kosovaret të merret me së largu deri në muajin dhjetor.

Ajo ka thënë se tani nuk mund të vendosen kritere të reja teknike që do të bllokonin vendimmarrjen politike.

Nga shumica kam marrë garancion dhe jo vetëm që nuk do kërkojnë kriter shtesë, por do kundërshtojnë dhënien e kritereve shtesë, kritere teknike që kanë përfunduar më 2018. Nuk mund të vendosen tani kritere të reja teknike që do të bllokonin vendimmarrjen politike. Mirëkuptim kemi nga shumica dërrmuese, ka 2-3 shtete që i kanë disa shqetësime me të cilat po merremi intensivisht. Jemi duke u marrë me këtë temë me shpresë që në takimet e radhës që mbahen në nivel të grupeve të punës për viza, i pari është më 9 nëntor, të sigurohemi që mos të ketë bllokadë dhe pastaj të shkojë aty ku vendosin ambasadorët dhe pastaj në vendimmarrjen politike”, ka thënë ajo, në një konferencë për medie.

Ajo ka vlerësuar se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën nuk duhet të lidhet me ETIAS-in.

Është e rëndësishme që vendimmarrja politike të përfundojë gjatë Presidencës Çeke. Po shpresojmë që vendimi merret më së largu deri në dhjetor. Dhe pastaj hyn në fuqi sipas praktikave të deritanishme që është deri në 6 muaj, e jo të lidhet me ETIAS që askush në Komisionin Evropian nuk e di se kur do të hyjë në fuqi”, ka deklaruar Osmani.

Lajme të ngjashme