Osmani: Sa herë i ofrohemi marrëveshjes finale, Serbia tenton të krijon kriza në veri - NACIONALE

Osmani: Sa herë i ofrohemi marrëveshjes finale, Serbia tenton të krijon kriza në veri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se me veprimet e fundit në veri Serbia po tenton të krijojë kriza të reja për të parandaluar bisedime për planin frnako-gjerman.

Ajo ka thënë se sa herë që Kosova dhe Serbia i ofrohen një marrëveshje finale, shteti serb mundohet të krijoj kriza në veri.

Në këtë mënyrë Serbi edhe tenton të krijojë kriza të reja të cilat pastaj do ta parandalonin diskutimin në Bruksel të propozimit franko-gjerman të përkrahur nga ShBA-të. Është një prej strategjive të tyre të vjetra, sa herë i afrohemi një marrëveshje finale ata tentojnë të krijon kriza të reja në veri”, ka thënë Osmani, para media.

Sipas saj, tensionimi i fundit i situatës në veri është bërë me mbështetje te Aleksander Vuçiqit.

Kjo është një shtytje e Vuçiqitit, i cili vazhdon t`i financojë dhe mbështet strukturat ilegale të cilat po i terrorizojnë qytetarët që jetojnë në veri dhe në të njëjtën kohë po tentojnë t`i sfidojnë institucionet e sigurisë”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme