Osmani për personat e zhdukur me dhunë: Serbia po shkel marrëvshjet e arritura - NACIONALE

Osmani për personat e zhdukur me dhunë: Serbia po shkel marrëvshjet e arritura

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar të zhdukurit të luftës së fundit në Kosovë, në Ditën ndërkombëtare për përkujtimin e viktimave të zhdukur me dhunë.

Në një postim në “Facebook”, Osmani shkroi se mbi 1600 të zhdukur në Kosovë, shumë prej tyre fëmijë, mbesin plagë e jona.

Ajo tha se me mbajtjen e mbyllur të arkivave, Serbia po i shkelë marrëveshjet e arritura.

“Sot është Dita Ndërkombëtare për Përkujtimin e Viktimave të Zhdukur me Dhunë. Mbi 1600 të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, shumë prej tyre fëmijë, ende mbesin plaga më e thellë e Kosovës. Synim i regjimit gjenocidal të Serbisë ishte shfarosja dhe shkatërrimi i identitetit tonë, i të ardhmes sonë. Duke e mohuar të vërtetën, Serbia po e përsëritë vazhdimisht krimin. Duke mbajtur arkivat e mbyllura, pavarësisht dakordimit të Brukselit që e kërkon të kundërtën, Serbia po shkel edhe marrëveshjet e arritura. E vërteta nuk mund të fshihet prapa propagandës se kinse Serbia qenka pro paqes dhe pro integrimit në BE. E vërteta është një dhe e vetme: në vitin 2024, Serbia ende fle mbi varreza masive të civilëve të pafajshëm” – ka shkruar Osmani.

Lajme të ngjashme