Osmani pyetet “a ka përfunduar gjithçka me Kurtin”: Askush s’mund të flasë për të ardhmen, secili bëjmë gabime
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk ka dhënë një përgjigje të prerë kur u pyet se a ka marrë fund bashkëpunimi me kryeministrin Albin Kurti, pasi ky e la jashtë garës për një mandat të dytë në këtë pozitë.
Osmani ka deklaruar se të ardhmën nuk mund ta paracaktojë askush.
Ajo u shpreh se “secili bën gabime” dhe se “duhet të gjendet më e mira te të gjithë”.
“Në të ardhmen, askush nuk mund të flasë, apo ta paracakojë. Sikur të më thoshte dikush në fillim të marsit 2020, se unë nuk do të isha politikisht aty ku kam qenë, unë nuk do ta besoja.
Por, ju siguroj që çdo vendim që do ta marr do të jetë vetëm në interes të qytetarëve, askush nuk mund të jemi perfekt, secili bëjmë gabime, duhet ta gjejmë më të mirën edhe te partia në pushtet, edhe te opozita”, tha Osmani në Pressing.