Osmani priti në takim ambasadorin Szunyog, flasin për samitin BE - Ballkan Perëndimor - NACIONALE

Osmani priti në takim ambasadorin Szunyog, flasin për samitin BE - Ballkan Perëndimor

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.

Siç thuhet në njoftimin e lëshuar nga presidenca, takimi u realizua me qëllim të koordinimit më të mirë në prag të Samitit BE – Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor.

Tutje thuhet se në këtë takim është vlerësua fakti që për herë të parë, ky Samit do të mbahet pikërisht në Ballkanin Perëndimor, duke konfirmuar gatishmërinë e vendeve të BE-së për një angazhim më të madh drejt bashkëpunimit dhe partneritetit me vendet e rajonit.

Palët diskutuan po ashtu për deklaratën, e cila pritet të miratohet nga pjesëmarrësit në Samit.Me këtë rast, Ambasadori Szunyog dorëzoi kopjen fizike të ftesës nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel për Presidenten Osmani, e cila do ta përfaqësoj Kosovën në Samitin BE – Ballkani Perëndimor”, përfundon njoftimi i Presidencës.

Lajme të ngjashme