Osmani priti në takim ambasadorin anglez, pjesë e diskutimit Samiti i Komunitetit Evropian
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.
Pjesë e diskutimit ishte edhe përgaditja për Samitin e Komunitetit Politik Evropian, dhe bashkëpunimi bilateral midisi Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
“Presidentja Osmani, sikurse në samitet e kaluara, do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Samitin e Komunitetit Politik Evropian”, shkruan Zyra e Presidencës.