Osmani pret përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” - NACIONALE

Osmani pret përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria ka Emër”, Eliza Hoxhën, Ismail Tashollin dhe Ridvan Eminin, të cilët e njoftuan për organizimin e marshit qytetar të 17 shkurtit në Prishtinë, me moton “Drejtësi, jo politikë”.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e drejtësisë së paanshme, ruajtjen e vlerave të luftës çlirimtare dhe kultivimin e kujtesës historike tek brezat e rinj.

Presidentja Osmani shprehu mbështetje për iniciativat qytetare që kërkojnë drejtësi, duke theksuar se Pavarësia e Kosovës ishte vullnet i popullit dhe rezultat i sakrificës shekullore. Ajo nënvizoi se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë dhe se krimet e luftës janë kryer nga Serbia ndaj popullit të Kosovës.

Osmani theksoi se çdo përpjekje për të barazuar luftën çlirimtare me krimet e agresorit dëmton besimin në drejtësi dhe paqen afatgjatë, duke riafirmuar se e vërteta historike nuk mund të tjetërsohet.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e platformës falënderuan Presidenten për pritjen dhe mbështetjen, duke ftuar qytetarët që në Ditën e Pavarësisë t’i bashkohen marshit në Prishtinë.

Lajme të ngjashme