Osmani për zgjedhjet në veri: Të gatshëm të mbajmë ato, serbët po frikësohen
Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka folur rreth situatës në veri. Më saktë, shefja e shtetit ka komentuar situatën në katër komunat në veri të Kosovës.
Osmani ka theksuar se Kosova është e gatshme të mbaj zgjedhje në veri.
“Jemi të gatshëm të mbajmë këto zgjedhje, problemi është se komuniteti serb që jeton në veri të Kosovës, që është vetëm një e treta e të gjithë serbëve që jetojnë në Kosovë, po frikësohet nga njerëzit që paguhen, përkrahen dhe nxiten nga vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe nga Serbia. Atyre u bëhet presion të mos marrin pjesë në zgjedhje. Ne ende nuk po shohim lëvizje ku Vuçiqi do të ndalojë së ndërhyri në zgjedhjet e një shteti tjetër.” - deklaroi Osmani, raporton Reporteri.